Dramë në Aerodrom: E ka paralajmëruar që ta ndal zërin e muzikës, dhe pastaj e ka goditur me tullë

Dyzet e tetë vjeçari I.T. dje fizikisht është sulmuar pasi që e ka paralajmëruar E.D. që ta ule zërin e muzikës, transmeton Almakos.

Nga policia informuan se në rrugën “Vladimir Komarov” nga ana e E.D. si dhe disa personave tjerë fizikisht është sulmuar I.T.(48) ku është goditur me tullë në trup, ndërsa pasi që ka ikur në barakën ku ka jetuar, personat me sëpatë e ka goditur barakën dhe ia kanë thyer disa xhama.

“Në momentin e sulmit prezent ka qenë edhe gruaja e tij e pa kurorëzuar. Arsyeja e sulmit, sipas padisë, ka qenë ajo që I.T. paraprakisht e ka paralajmëruar E.D. që ta ule zërin e muzikës”, informuan nga MPB-ja.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lini Një Koment