Drita e zbehtë – e dëmshme

Një kërkim pioner i një ekipi neuroshkëncëtarësh nga universiteti i Miçiganit ka arritur në përfundimin se
të kalosh shumë kohë në dhoma ose zyra me pak dritë mund të ndryshojë strukturën e trurit dhe të
dëmtojë aftësinë tonë për të mësuar dhe kujtuar. Shkencëtarët studiuan trurin e minjve afrikanë, që ky
lloj ashtu si njerëzit fle natën, pasi i ekspozonin në dritë të zbehtë dhe të fortë për 4 orë në javë. Ata të
ekspozuar ndaj një drite të zbehtë humbën 30% të aftësisë së hipokampusit, një zonë kritike e trurit për
të mësuarit dhe kujtesën. Minjtë e ekspozuar nën dritë të fortë treguan një sjellje më të mirë në hapsirë.
Kur minjtë e parë iu nënshtruan një ekspozimi nën dritë të fortë pas një muaji pushim, aftësia e tyre
cerebrale dhe rendimenti në detyra u përmirësua plotësisht.
Ky studim është i pari që tregon se ndryshimet e dritës mjedisore çojnë në ndryshime strukturore në tru.
Është e njëjta sjellje ashtu sikur njerëzit që nuk gjejnë dot rrugën e kthimit me automjete, pasi janë endur
për orë të tëra në një qendër tregtare ose në një sallë kinemaje. Sipas ekspertëve ekspozimi ndaj një
dritë të zbehtë redukton dukshëm një substancë të quajtur faktori neurotrofik i derivuar nga truri, një
peptid që ndihmon për të mbajtur lidhje dhe neuronet e shëndetshme në hipokampus dhe në fijet
dentrike ose lidhjet që lejojnë neuronet të komunikojnë me njëra-tjetrën. Meqë realizohen më pak lidhje
kjo redukton të mësuarin dhe rendimentin e kujtesës që varet nga hipokampusi. Kurioze është se nuk
prek direkt hipokampusin, çka do të thotë që vepron fillimisht në vende brenda trurit, pasi ka kaluar nga
sytë.
Ky studim mund të jetë i vlefshëm për të moshuarit dhe për personat me glaukomë, degjenerim të
retinës ose paaftësi konjitive. Për personat me sëmundje okulare që nuk marrin shumë dritë mund të
manipulohet direkt ky grup neuronesh në tru. Mundësi tjetër është edhe përmirësimi i funksionit konjitiv
në popullatën që mplaket dhe tek ata me çrregullime neurologjike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme