DUA LIPA NË MBËSHTETJE TË NËNAVE DHE FËMIJËVE TË KOSOVËS

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, do të marr pjesë në një mbrëmje humanitare në New York, në mbështetje të nënave dhe fëmijëve nga Kosova.

Kjo mbrëmje është e organizuar nga fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” nga Prishtina dhe do të mbahet me 2 nëntor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Russian Tea Room në New York.

Qëllimi i këtij organizmi është për të rritur ndërgjegjësimin ndaj përmirësimit të cilësisë së jetës së nënave dhe fëmijëve në Kosovë, por më e rëndësishmja, për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve që ndihmojnë në uljen e nivelit të vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve në Kosovë, thuhet në një komunikatë të dërguar për media.

Përmes kësaj komunikate organizatorët kanë bërë të ditur se pjesë e këtij organizmi do të jetë këngëtarja prishtinase, Dua Lipa, pronare e fondacionit “Sunny Hill” dhe  Valerie Rockefeller Wayne, nga “Rockefeller Brothers Fund”.

Programi do të zgjasë për 30 minuta dhe pjesa tjetër e mbrëmjes do të jetë një koktej i rastit.

Lini Një Koment