Duka e ka zor të pranojë se shqiptarët përfaqësohen me dy ekipe

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka thënë se dëshira e tij është që në radhët e Kombëtares së Shqipërisë të shohë futbollistët më të mirë shqiptarë, qoftë ata nga Kosova apo nga trojet e tjera shqiptare.

Dhe, në bazë të kësaj edhe do të veprojë federata që udhëheq ai tash e shumë vjet. Por ai ka shtuar se në fund vetë futbollistët do të jenë ata që do të përcaktohen se kë do të përfaqësojnë: Kosovën apo Shqipërinë, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë Duka e tha të martën në Prishtinë, në prani të presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri dhe të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Kujtim Shala. Nga ky i fundit, Duka mori edhe “Mirënjohjen për kontributin e dhënë për futbollin shqiptar dhe për ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës”

Lini Një Koment