E frikshme: Për dy muaj 143 femra u bënë viktima të dhunës në familje

Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti (janar, shkurt 2018), 143 femra kanë denoncuar dhunën fizike në Policinë e Kosovës. Përderisa numri i përgjithshëm i rasteve të dhunës arrin shifrën e 175 rasteve, prej këtyre dy janë fëmijë
Dhuna në familje vazhdon të jetë e pranishme në vendin tonë, sidomos ndaj gjinisë femërore. Vitin që e lamë pas dhunë fizike kanë përjetuar 958 femra, thotë Policia.

“Viktima femra të dhunës në familje, gjatë vitit 2017 janë 958, në muajt janar–shkurt 2018 janë 143”, thuhet në një përgjigje të Policisë së Kosovës, dhënë Gazetës Express.

Për këta dy muaj dhunë është ushtruar ndaj dy fëmijëve, ndërsa gjatë vitit 2017 janë 61 fëmijë viktima të dhunës në familje.

“Viktima fëmijë të dhunës në familje, gjatë vitit 2017 janë 61, në muajt janar–shkurt 2018 janë 2”, thotë policia.

Po ashtu, numri i rasteve të dhunës në familje të raportuara në Policinë e Kosovës gjatë vitit 2017 është 1.269, në janar – shkurt 2018 është 175 raste.

Policia thotë se këto raste shfaqen në të gjitha rajonet dhe shkaktarët janë të ndryshëm. /Gazeta Express/

 

Lini Një Koment