E TMERRSHME: E braktisin fëmijën 8 muajsh për shkak të një problemi shëndetësor

Prindërit e një foshnje 8-muajshe e kanë braktisur atë, pasi zbuluan anomalinë që kishte. Djali i tyre jeton me një çarje të thellë në kokë prej 5 cm. Ai po përballet me kohën për trajtimin që do t’i shpëtojë jetën.

 

Simon Sama, nga Nong Khai i Tajlandës verilindore, lindi në janar të këtij viti me parametra anormale të kokës. Mjekët i kishin paralajmëruar të afërmit, gjatë shtatzënisë, që të prisnin komplikime. Ata i hoqën lëngjet e tepërta, por ndryshimi i papritur i presionit shkaktoi që kafka e tij të thyhej dhe që të kishte një vrimë në kokë. Pas këtij deformimi, Simoni u braktis nga prindërit dhe u rrit nga gjyshja, Nooplang.

Ai është në luftë me kohën për të marrë trajtimin që do t’ia shpëtojë jetën, pasi koka e tij vazhdon të enjtet, duke e bërë atë të jetojë “si një perime”.

Nooplang thotë: Nuk e dimë nëse do të përmirësohet apo do të përkeqësohet. As doktorët nuk e dinë. Na nevojitet një doktor, diku, që të mund të na ndihmojë”.

Simoni është duke pritur takimin e tij të ardhshëm në spital, në nëntor, për të zbuluar nëse ka nevojë për t’u operuar sërish, në mënyrë që t’i heqin ujë nga koka.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme