Edhe “arinjtë” votojnë në zgjedhjet presidenciale në Rusi

Zgjedhjet presidenciale po mbahen sot në Rusi, ndërsa raportohet gjerësisht se kreu aktual i shtetit, Vladimir Putin, do të fitojë edhe një mandat.

Por, teksa qytetarët po presin në radhë për të votuar, në mesin e tyre janë shfaqur “krijesa” të çuditshme, raporton Koha.net.

Image

Në qytetin Severobaykalsk, në Buryatia, Rusi, një person erdhi për të votuar i veshur me kostum të ariut të murrmë.

Më herët, një vajzë në kostum të pandës u paraqit në vendvotim, me miken e saj të veshur si përbindësh.

Megjithatë, anëtarët e Komisionit Zgjedhor lokal kontrolluan votuesit në listë, u dhanë lapsin, kërkuan që të nënshkruanin dhe iu dhanë fletëvotimet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme