Edi Rama në një tjetër dimension, publikon momente private me të birin (Video)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjithnjë ka qenë i rezervuar për jetën private dhe familja e tij s’ka qenë shënjestër mediatike kryesisht asnjëherë për të mos thënë kurrë.

Prandaj kureshtja e publikut se si duket Zaho, i biri i tij me bashkëshorten Lindën, është shtuar gjithnjë e më shumë

Dhe si rrallë herë Rama ka publikuar momente private me familjen e tij në profilin zyrtar në Facebook.

Ai shihet në një sallë basketbolli, duke lozur me një top me Zahon dhe Lindën. Mirëpo sërish videoja është realizuar në largësi dhe tiparet e Zahos nuk mund t’i shquash nga kjo video. /Prive.

Lini Një Koment