Edi Rama: Pas politikës ndoshta do të merrem me gatim

Në një shkrim të Forbes të titulluar “Shqipëria një vend jo i zakonshëm, me një lider të pazakonshëm. Tani kërkon të hyjë në Europë”, ka një prononcim të Edi Ramës që tregon për gazetarët amerikanë se çfarë do të bëjë pasi të mbyllë kapitullin e politikës në jetën e tij.

Kryeministri tregon se arti ka qenë rruga e parë që përshkroi në jetën e tij, politika ka qenë e dyta, ndërsa e treta “diçka që ka të bëjë me shijen” thotë Rama, që rrëfen se i pëlqen të gatuajë.

“Rruga e parë ishte arti”, thotë ai duke iu referuar të kaluarës së tij si profesor dhe artist që ka hapur ekspozita në të gjithë botën, përfshirë edhe Nju Jorkun si dhe ka vizatuar pikturat që ndodhen aktualisht në zyrën e tij.

“Tani jam një politikan. Mund ta synoj këtë zyrë për pjesën e mbetur të ditëve të mia, por nuk është kjo ajo që dua. Hyrja në BE do të marrë më shumë kohë nga sa unë dua të shpenzoj në politikë”, pohon ai.

Në të ardhmen, Rama thotë se kërkon të bëjë diçka në fazën e tretë të jetës së tij që ka të bëjë me shijen.

“Stilin e jetesës, pikturën, skulpturën, industrinë… shijen”, thotë ai.

“Dhe ndoshta diçka në lidhje me gatimin. Më pëlqen të gatuaj”,përfundon kryeministri Rama për Forbes.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme