Egjipt: Dy vjet burg këngëtares që publikoi këngë duke ngrënë banane!

Një gjykatë në Egjipt, raportohet se i ka shqiptuar dënim dy vjet burg një këngëtareje e cila sipas tyre, u shfaq në një video muzikore në të brendshme të saj ndërsa rekomandonte të hahet banane.

25 vjeçarja e njohur si Shyma, u arrestua muajin e kaluar pasi pamjet e saj të publikuara nxitën zemërim në vendin konservator, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

https://www.youtube.com/watch?v=mFx4OcpBRmY

Të martën, ajo u shpall fajtore për nxitje dhe prodhim të një filmi të pahijshëm, thanë mediat lokale.

Drejtori i videos gjithashtu u dënua me dy vjet burgim në mungesë.

Shyma kishte kërkuar falje para arrestimit të saj për njerëzit që morën video për këngën ”I Have Issues”.

“Nuk e kam imagjinuar se e gjithë kjo do të ndodhte dhe se do të isha nën një sulm kaq të fortë nga të gjithë,” shkruante ajo në faqen e Facebook-ut të fshirë tani

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme