Erdhën për punë e braktisën valixhet në hotel, zhduken mistershëm 9 të huaj në Durrës

Nëntë shtetas të huaj nga Nepali janë bërë protagonistë të një ngjarjeje të paprecedentë në Durrës. Të ardhur në shtetin tonë përmes pikës kufitare të Rinasit, me qëllim për t’u punësuar si marinarë në një anije në Durrës, ata janë zhdukur pa lënë gjurmë, por duke lënë pas bagazhet dhe dokumentacionet e tyre.

Sipas informacioneve policore, mësohet se ata kanë mbërritur të premten më datë 9 mars në Rinas, e më pas janë akomoduar në një hotel në Durrës. Por një ditë më pas, më 10 mars, ata janë larguar nga hoteli duke braktisur bagazhet dhe nuk janë kthyer më.

Lini Një Koment