Fajon pas takimit me Zaevin: Ndryshimet në Maqedoni janë të patjetërsueshme

Zëvendës-kryetarja e grupit të Aleancës Progresive të Social-demokratëve në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon u takua sot me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev. Në deklaratën e saj para mediave, Fajon potencoi se Maqedonisë i nevojiten ndryshime, njofton NovaTV, transmeton Portalb.mk.

“Ne mbështesim Maqedoninë të ketë jetë më të mirë. Me të vërtetë janë të nevojshme ndryshime sepse punët nuk rrjedhin siç duhet. Të rinjtë e lëshojnë vendin. Gjithandej në bisedat që i pata me qytetarët, mund të shihet se situata nuk është normale, se ka situatë të keqe ekonomike, probleme me shëndetësinë dhe ka nevojë të vërtetë për ndryshime” tha Fajon, duke shtuar se për këtë qëllim janë të nevojshme zgjedhje fer dhe demokratike.

Fajon theksoi se vendet demokratike nga Evropa do ti ndjekin zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, sepse të njëjtat kanë rëndësi të madhe të jenë të pranuara. Ajo realizoi takim edhe me Prokuroren Speciale Publike, së cilës i garantoi se ka përkrahje në punë due tha se është e palejueshme që qytetarët të shantazhohen në periudhën para-zgjedhore e pikërisht për këtë arsye janë të patjetërsueshme zgjedhjet.

Lini Një Koment