Fatmir Limaj përkrahës i Ali Ahmetit

Kryetari i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj ka vazhduar t’i ruaj marrëdhëniet me udhëheqësin e BDI’së, Ali Ahmetin. Limaj shpeshherë është takuar me Ahmetin për të biseduar për zhvillimet aktuale politike, ekonomike dhe sociale në Kosovë e Maqedoni.

“Kur Maqedonia është mirë në frymën e zhvillimeve demokratike atëherë është shumë më i lehtë zhvillimi i Kosovës, e kur Kosova është mirë në rrugëtimin e saj europian, atëherë çdo gjë do të jetë më e lehtë për Shqipërinë”, ishte shprehur Limaj në një nga këto takime.

Ndërsa Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në shenjë përkrahje për subjektin e Nisma për Kosovën kishte thënë se bashkëpunimi ndërajonal midis shqiptarëve është shumë me rëndësi.

Në media kohë më parë kishte qarkulluar një lajm se Limaj i ishte drejtuar Ali Ahmetit me fjalët “Turp të kesh”, lajm i cili ishte demantuar me shpejtësi nga Limaj duke e konfirmuar miqësinë e dy liderëve./Sakte.net

Lini Një Koment