Flet miku më i afërt i Ivanoviqit

Pas vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare serbe ‘Liri,demokraci, drejtësi’, Oliver Ivanoviq, është deklaruar edhe miku  i tij më i afërt.

Millorad Arlov duke folur për Blicin serb, ka thënë se ai ishte i qetë dhe se nuk përmendi se pati ndonjë kërcënim apo frikë përgjatë kohëve të fundit.

“Pavarësisht nga cila kombësi apo qasje politike që ka inkurajuar atë që të ketë quar deri në kryerjen e këtij krimi, vrasësi i Oliver Ivanoviq, ka kryer një krim të tmerrshëm dhe ka shkaktuar dëm të madh për serbët në Kosovë”, ka thënë Arlov.

Arlov kishte qenë mik me Ivanoviq për vite me radhë dhe është shprehur i tronditur me lajmin për vdekje ne tij.

Ai thotë se ka takuar Ivanoviq katër ditë më parë, në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

“Oliver ishte i qetë, shumë i qetë, nuk përmendi ndonjë kërcënim apo frikë. Biseduam për gjëra të zakonshme, punë, familje. Ai gjithashtu foli për përgatitjet për zgjedhje, por nuk përmendi se kishte problem për shkak të partisë dhe angazhimit të tij politik”, ka shtuar Arlov.

Ai madje ka treguar detaje nga takimi për Krishtlindje, ku sipas tij u shpërndanë dhurata me njëri-tjetrin dhe se kishin një atmosferë fantastike.

Ivanoviq u vra sot në ora 08:30 dhe se vdekja e tij u konfirmua në ora 09:15 pasi nuk arriti t’i rezistojë  plagëve të marra nga pesë të shtënat me armë./Periskopi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme