FMN-ja parashikon rritje ekonomike të Kosovës deri në 4 për qind

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit të publikuar sot, ka pasqyruar pritshmeritë edhe për vendet e Ballkanit.

FMN në këtë raport, për vitin 2018 Kosovën e ka renditur si vendin me rritjen ekonomike më të madhe në rajon, me 4 për qind, shkruan Indeksonline.

Kjo tregon se Kosova nga vendet tjera të rajonit për momentin ka rritjen më të madhe ekonomike.

Përkundër vendeve tjera të Ballkanit, sipas këtij raporti Kosova nuk pritet të ketë rritje më të madhe ekonomike, por do të vazhdojë me një trend të njëjtë të paktën deri në vitin 2023.

Lini Një Koment