Forcat irakiane më në fund hyjnë në Mosul pas dy javësh luftime kundër ISIS-it

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Trupat irakiane janë futur në qytetin Mosul, por janë duke u përballur me qëndresë t fortë nga i ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS), raporton korrespondenti i BBC-së nga vendi i ngjarjes.

Ai ka shkruar në “Tëitter” se forcat kundër terrorizmit janë duke u përballur me qëndresë të fortë nga luftëtarët e ISIS-it në periferi të veriut të qytetit.

Trupat qeveritare kanë avancuar drejt Mosulit nga jugu i vendit.

Ata janë pjesë e një ofensive të madhe për ta rimarrë kontrollin, si dhe për ta larguar krejtësisht ISIS-in nga Mosuli. Ofensiva ka filluar para dy javëve

Lini Një Koment