Fustani ikonik i Marilyn Monroe në ankand për 3 milionë dollarë

Performanca e saj në skenë atë mbrëmje të 19 majit të vitit 1962 nuk zgjati më shumë se 30 sekonda, por ende sot është një ndër momentet më të përfolura të historisë.

Bëhet fjalë për daljen speciale të Marilyn Monroe për të uruar Presidentin gjatë një mbrëmjeje, 10 ditë para ditëlindjes së tij.

Monroe, që 3 muaj më vonë do të ndërronte jetë, këndoi të famshmen “Happy Birthday Mr. President”.

Në atë kohë 36 vjeç, Marilyn u shfaq në skenë me një fustan të veçantë, ashtu siç e kërkonte edhe rasti; ishte ditëlindja e Presidentit

.E sot, pikërisht fustani që kishte veshur atë natë del në ankand dhe shtëpia e ankandeve “Julien’s” synon që ta shesë atë për të paktën 3 milionë dollarë, transmeton TCh.

Fustani ka 2500 perla dhe është dizejnuar nga stilisti Jean Louis posaçërisht për Marilyn Monroe.

Lini Një Koment