Futbollisti nga Paraguaji feston golin me shqiponjë, ia dedikon mikut të tij shqiptar

Një episod interesant ka ndodhur në ndeshjen e Superligës zvicerane Basel-Zurich këtë fundjavë.

Kjo ndeshje është fituar nga Baseli me rezultatin 3:0, por përveç lëndimit të Taulant Xhakës në minutën e 81-të, ka pasur edhe një episod tjetër interesant.

Futbollisti i Baselit, Blas Riveros pasi shënoi golin e parë festoi me “shqiponjë”. Të gjithë menduan se ai ia dedikoi atë gol Albian Ajetit, i cili asistoi, por nuk ishte kështu.

Paraguaiani e shpjegoi gjestin e tij.

“Ia kushtova këtë gol mikut tim, Bashkimit. Ne njihemi prej gjysmë viti dhe ai punon një supermarket. Kur e mori vesh që luaja me Baselin më bëri që t’i premtoja se kur të shënoja do të festoja me shqiponjë dhe unë e mbajta premtimin”, theksoi Riveros, shkruan “Panorama Sport”.

Lini Një Koment