Gazeta Lajm fuqimisht i del në mbrojtje dhe përkrahje Naser Selmanit

Gazeta Lajm fuqimisht i del në mbrojtje dhe përkrahje të Naser Selmanit. Ne jemi viktima të njëjtave presione dhe kërcënime që janë përmendur edhe në raportin vjetor të State Departamentit Amerikan, por që fatkeqësisht tolerohen nga autoritetet në Maqedoni. Prandaj përkrahja jonë për Naserin është e parezervë”, ka shkruar drejtori i Gazetës Lajm, dhe publiciti, Fejzi Hajdari.

Ndryshe, sot nën organizim të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve të Maqedonisë (SPGM), prej orës 12 do të mbahet një protestë nga gazetarët dhe qytetarët në lidhje me rastin e fundit të kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj gazetarit Naser Selmani, nga funksionaët e BDI-së.

Lini Një Koment