“Gazin lotsjellës n’gojë ta kisha shti”, “A e përdor me gojë shumë a?” – përplasja Millaku-Veseli

Deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku është përplasur ashpër me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për sharjen që ky i fundi kishte bërë gjatë seancës për miratimin e demarkacionit kundrejt deputetëve të Vetëvendosjes.

Millaku, tha se deputetët e VV-së nuk e kishin dëgjuar se si kishte sharë Veseli, sepse kjo gjë nuk do të kalonte lehtë.

Ajo tha se “ta kisha shti në gojë gazin lotsjellës”, shkruan Periskopi.

“E kemi vërejtë vonë. Nuk e kemi kuptu gjatë seancës. Derisa na arrestun e kuptum që i ke bërë këto fyerje. Për besë nuk kishe shpëtu kaq lehtë nëse do të të kishim dëgju”, tha ajo.

Pas kësaj ndërhyri Veseli i cili thotë se po i duket sikurse Veseli të kishte ndonjë problem personal me të.

“Jo që kam diçka konkrete me ty, por konkrete ke ti. Nuk lejojmë me na sha familjet edhe robtë e tanë. Për besë, po ta jap fjalën shyqyr që s’të kam dëgju se qat gazin lotsjellës në gojë ta kisha shti”, tha ajo.

Menjëherë reagoi Veseli.

“A e përdor me gojë shumë, a?”, pyeti Veseli, edhe pse ishte e pakuptueshme se çfarë deshi të thotë në kundërpërgjigjen ndaj Millakut.

Lini Një Koment