Gjendet 12 vjeçarja e zhdukur

Është gjetur nga Policia në Fushë-Kosovë një vajzë 12-vjeçare nga Mitrovica, e cila u raportua e zhdukur të hënën.

“Rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2018, në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, nga ana e ankuesit në cilësi të prindit është raportuar rasti i zhdukjes se vajzës së tij e 12 vjeçare. Sipas të dhënave të para të deklaruara nga ankuesi, thuhej se nga ora 7:00 e mëngjesit vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ndërkohë ankuesi (prindi) kishte kuptuar se vajza e tij nuk ndodhej në shkollë”.

“Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur.Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës”.

Bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme