Gjilani e Lugina për bashkëpunim ndërkufitar

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim të rregullt pune kryetarin e Këshillit Kombëtar nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, njëherit edhe kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, njofton kumtesa komunale, transmeton koha.net.

Ata kanë biseduar për kushtet e jetës që i kanë shqiptarët në Kosovën Lindore, për arsimin, shëndetësinë, sigurinë, punësimin, integrimin dhe vendimmarrjen në procese të ndryshme dhe me interes për komunitetin shqiptar atje.

Haziri ka potencuar edhe bashkëpunimin e mirë që është duke vazhduar sa i përket Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, por edhe bashkëpunimit në Kuvendin e Komunës ku përfaqësuesit me prejardhje nga ajo anë, përherë janë konstruktiv dhe në shërbim të zhvillimeve të gjithëmbarshme në Gjilan.

Kurse nga ana e tij kryetari Musliu, ka falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për angazhimin e përhershëm në shërbim të interesit të shqiptarëve të Kosovës Lindore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme