Gjukanoviq: Për Malin e Zi nuk ka qenë kusht demarkacioni me Kosovën për anëtarësim në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë, e që transmetohet në RTK, deklaroi se shumë shpejtë pritet të emërohet një ambasador në Prishtinë.

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, thotë se vendi i tij nuk ka nevojë për një metër të vetme të territorit të Kosovës dhe as nuk pret që Kosova të heqë dorë nga të drejtat e saj në favor të Malit të Zi.

Gjukanoviq në emisionin “Jeta në Kosovë”  tha se Kosova dhe Mali i Zi kishin formuar marrëdhënie të mira me kalimin e kohës, dhe se as tani ata nuk duhet t’i vënë në dyshim këto marrëdhënie.

“Ne vetëm duam ta bëjmë të qartë se kur debate të caktuara politike të ndodhin në secilin komunitet, në këtë rast në komunitetin e Kosovës, ne e kuptojmë nevojën për të zhvilluar një debat të gjallë politik. Ne duhet të sigurohemi që ky dialog nuk do të prish marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj. Kjo është shumë e rëndësishme”, tha Gjukanoviç.

Më 1 shtator, Kosova e shtyu votimin në parlament për ratifikimin e marrëveshjes së kufirit të diskutueshëm me Malin e Zi, pas disa muajsh të protestave nga ana e grupeve të opozitës të cilët pretendonin se marrëveshja do ta privonte Kosovën nga 8,000 hektarë.

Kjo situatë ka shkaktuar krizën më të madhe politike në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë në shkurt të vitit 2008, si dhe përleshje të dhunshme në kryeqytet, Prishtinë.

Të enjten, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur konsultimet më të gjera e të cilat sipas tij, kanë për qëllim gjetjen e një konsensusi me partitë opozitare rreth çështjes së demarkacionit.

Por Gjukanovic ka insistuar se Mali i Zi tashmë e ka bërë pjesën e tij, pasi që të dy vendet e nënshkruan një marrëveshje në gusht të vitit  2015 në Vjenë, të cilën parlamenti malazez e ratifikoi  në dhjetor të vitit 2015.

“Ne mendojmë se puna është bërë me kujdes. Dy (kufijtë) komisionet kanë punuar në procesin tre vjeçar, dhe kanë respektuar çdo gjë që kishte qenë në pikën e fillimit, “tha ai.

Një nga këto pika, ai vuri në dukje, se ishin  gjetjet e Komisionit të Badinterit, i cili në vitin 1990 e kishte përcaktuar kontekstin për demarkacionin e ish republikave jugosllave.

Ai ka deklaruar se kufijtë e tyre në të ardhmen duhet të jenë në përputhje me kufijtë e brendshëm të republikave dhe krahinave të ish-federatës jugosllave.

Megjithëse Kosovës i është kushtëzuar liberalizimi i vizave me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, një kusht i tillë nuk i është vënë Malit të Zi për anëtarësim në NATO.

Sipas Kryeministrit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, procedurat e anëtarësimit në NATO pritet të përfundojnë në fillim të vitit 2017 ndërsa ndër kriteret që i është dashur t’i plotësojë Mali i Zi, nuk ka qenë demarkacioni i kufirit me Kosovën.

Kryeministri malazez në emisionin “Jeta në Kosovë”, deklaroi se Malit të Zi nuk i është kërkuar demarkacioni i kufirit me Kosovën por përgjithësisht raporte të mira me fqinjë.

“Jo, kjo (demarkacioni) nuk është cekur në mënyrë taksative si një kusht. Por, ajo që nënkuptohet për secilin shtet që synon të jetë anëtar i NATO-s është që t’i ketë raportet e rregulluara me të gjithë fqinjët”, tha Gjukanoviq.

Një çështje tjetër që mund të kishte qenë kusht, integrimi i pakicës malazeze në Kosovë, sipas Kryeministrit është çështje e rregulluar.

“Kjo as nuk konsiderohet si e parregulluar, sepse e përsëris, që ndërmjet dy qeverive dhe dy Kryetarëve ekziston një pajtim i qartë politik që do ta bëjmë këtë, që Kosova dëshiron ta bëjë këtë, që Kosova dëshiron t’i integrojë malazezët që jetojnë atje në jetën e tyre politike, por që do ta bëjnë këtë kur të jetë krijuar shumica e nevojshme dhe kur të jetë paraqitur nevoja që të bëhen ndryshime më serioze në Kushtetutën e Kosovës”, konstatoi Gjukanoviq.

Megjithatë, ai ka theksuar se prej Malit të Zi është kërkuar  që të mos ketë çështje të hapura e kontestuese  veçanërisht territoriale.

“Kur ju thash që kërkohet rregullimi, nënkuptohet në rend të parë, mosekzistimi i ndonjë konflikti apo kontesti të hapur me fqinjët, duke pasur parasysh në rend të parë atë që është trashëgimia historike e Ballkanit, të mos ketë pyetje të hapura lidhur me konteste territoriale”, tha Kryeministri Gjukanoviq.

E për kushtet e mbetura ai theksoi se janë sundimi i ligjit dhe plani i mbështetjes publike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme