Google: 10 mijë punonjës do të kontrollojnë videot e publikuara në “Youtube”

Gjiganti Google njoftoi se do të angazhohen më shumë njerëz për të identifikuar përmbajtjet e dhunshme dhe ekstremiste në platformën e Youtube.

Ky i fundit ka zhvilluar një softuer të automatizuar me të cilin mund të identifikojnë videot me përmbajtje ekstremiste por edhe të gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijët.

Ata që ngarkojnë video të tilla nuk do të pranohen në programin për gjenerimin e të ardhurave.

Megjithatë kompania ka marrë ankesa nga përdoruesit se softueri përmban gabime.

Sipas CEO-së së Youtube, Susan Wojcicki, numri i punonjësve të angazhuar për adresimin e përmbajtjeve që shkelin politikat e përdorimit do të shkojë në 10,000 në 2018-ën.

Gjithashtu Wojcicki bëri të ditur se kjo qasje agresive do të aplikohet edhe tek komentet me mjete të reja moderimi deri në ndalimin e plotë të komenteve në raste specifike.

Lajmi erdhi në një kohë kur reklamuesit, regullatorët dhe grupet e avokatisë kanë shprehur shqetësime për mënyrën sesi Youtube mbikëqyr platformën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme