Gostivarasit nuk e duan të “preferuarin” e maqedonasve, kthejnë shikimin kah Asafi (FOTO)

Ministri Arben Taravari urimet e para për këtë pozitë i kishte marrë nga VMRO – DPMNE, partia e Nikolla Gruevskit e cila njihet për diskursin e saj shqiptar. Gjatë mandatit të tij, ai ka arritur të fitojë edhe simpatinë e LSDM’së. Në intervistën e tij të fundit, Zoran Zaev ka thënë se “për njerëz si Taravari ka gjithmonë vend në kabinetin e tij”. E, ndonëse kishte deklaruar se nuk ka bërë koalicione me partitë e tjera ngaqë vetveten e konsideron si favorit absolut në garën për Gostivarin, së fundmi është detyruar t’i ripërsërisë qëndrimet e tij duke u shprehur se “100% do ta fitojë Gostivarin”. Por, arroganca dhe vetëbesimi i tepruar nuk është duke u pritur mirë në mesin e gostvarasve. Në secilin sondazh publik të realizuar deri më tani, një prej kandidatëve më të preferuar del të jetë Asaf Ademi i Lëvizjes BESA.

E, derisa Taravari merret me deklarime shterpe dhe thuajse tërë kohën e shpenzon në rrjete sociale dhe në faqen e tij zyrtare ku “thuren elozhe” për “lavdinë” e tij, Asaf Ademi ka ndezur “motorët” dhe është vazhdimisht në terren. Kjo të paktën konstatohet edhe nga fotografitë e shumta ku ai në vazhdimësi realizon derë më derë takime me qytetarë të Gostivarit. Dhe me këtë ritëm të kundërkandidatit të tij, pas zgjedhjeve Taravarit mund mos t’i mbetet rrugë tjetër pos ta mbyll edhe facebook – un./Sakte.net





më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme