Gruaja e Medës çmend fansat, shfaqet më e bukur se kurrë

Janë një çift për t’jua pasur zili e për t’u admiruar njëkohësisht, shkruan GazetaBlic.

Fjala është për këngëtarin shqiptar nga Kosova, Mehdin Përgjeqaj (Meda) dhe gruan e tij, Lule Përgjeqajn.

Se janë të dashuruar marrëzisht mes njëri-tjetrit këtë na e kanë dëshmuar disa herë deri më tani, madje këtë na e kanë dëshmuar hiç më larg se dje.

Të mërkurën herët, ishte Lulja ajo e cila ka publikuar një imazh në llogarinë e saj publike në “Instragram” ku u pa e përqafuar me burrin e saj Medën.

Që të dy të buzëqeshur kanë rrezatuar në fotografi dhe njëkohësisht na e kanë dëshmuar se dinë të jenë një çift i mrekullueshëm.

Për ju që nuk e keni ditur deri më sot, çifti Përgjeqaj janë prindër të katër fëmijëve.

Lini Një Koment