Haradinaj: Në takimin me Mogherinin kërkova përfshirjen e ShBA-së në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar në një konferencë për medie në Prishtinë, se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtën dje në Bruksel.

Haradinaj dhe delegacioni i Kosovës, kanë pasur takime dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn.

Mediet nga Brukseli kanë raportuar dje se Mogherini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë- Serbi të përfshihen drejtpërdrejt dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

I pyetur nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj tha se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave.

“I kam treguar qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza” ka thënë Haradinaj.

“Po e quaj një vonesë, sidomos me Kosovën, sepse vendeve të tjera iu tregohet edhe data (për anëtarësim), e Kosova është në fazën më të vonë. Kjo është e padrejtë. Kosova ka humbur shumë kohë”, tha Haradinaj, raporton EkonomiaOnline.

Ai konfirmoi se në takim ka kërkuar përfshirjen e ShBA-së në dialog.

“Po, unë kam kërkuar që ShBA të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Haradinaj.

© ZËRI.INFO

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme