Haradinaj nesër në Samitin digjital të Shkupit, takohet me Mogherinin dhe Hahn

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të udhëtojë për në Maqedoni, ku nesër pritet që të jetë pjesë e Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja për media e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila tha se në agjendën e nesërme të Kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me Përfaqëuesen e lartë të Bashkimit Europian Federica Mogherini si dhe Komisionerin Europian Johannes Hahn.

Ky samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Europian, përfaqësuesit e Komisionit Europian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë

 

Lini Një Koment