Haradinaj punoi sot bashkë me të gjithë ministrat

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Ramush Haradinaj ka qenë tërë ditën në punë.

Përveç tij edhe të gjithë ministrat e kabinetit qeveritar kanë kryer punën sikur në ditë të zakonshme të punës, ani pse është fundjavë, njofton Klan Kosova.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Qeverisë, Arbër Vllahiu.

“Sot bashkë me kryeministrin Haradinaj kanë punuar edhe gjithë ministrat që kanë kryer punët nëpër dikasteret e tyre”.

“Ka pasur nga ministrat që kanë qenë në kabinetin e kryeministrit dhe kanë zhvilluar takime me të, për tu konsultuar mbi programin qeverisës”, ka shtuar ai.

Vllahiu ka theksuar se ministrat kanë kohë deri në orën 18:00 që t’i dërgojnë vërejtjet dhe këshillat mbi plotësimin e programit qeveritar.

Lini Një Koment