Haradinaj shpreson në vazhdimin e bashkëpunimit me Gjukanoviqin, e uron për fitoren

Pas presidentit Hashim Thaçi, edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka përgëzuar Millo Gjukanoviqin për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet e sotme presidenciale në Malin e Zi.

Ai përmes një statusi në Facebook shprehu gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

“Urime qytetarëve të Malit të Zi për zgjedhjet e lira e demokratike presidenciale. Po ashtu, i uroj fitoren presidentit të zgjedhur, Millo Gjukanoviq. Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh gatishmërinë për bashkëpunimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira me Republikën e Malit të Zi edhe në të ardhmen, në të mirë të të dy popujve tanë, për perspektivën euro-atlantike”, shkruan Haradinaj.

Lini Një Koment