Hetim për “Imamët e FETO-s në ushtrinë turke”

Departamenti për hetime mbi vepra penale të shkeljes së kushtetutës ka ngritur hetime për të ashtuquajturit “Imamët e forcave të FETO-s në ushtrinë e Turqisë”

Në kuadër të hetimit ndaj organizatës terroriste Fetullahci (FETO), Prokuroria shtetërore turke në Ankara ka lëshuar fletëarrest për gjithsej 105 persona, kryesisht ushtarakë që ngarkohen për lidhje me këtë organizatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti për hetime mbi vepra penale të shkeljes së kushtetutës ka ngritur hetime për të ashtuquajturit “Imamët e forcave të FETO-s në ushtrinë e Turqisë”, si dhe për ushtarët të cilët lidhen me këtë organizatë.

Ushtruesi i detyrës prokurori kryesor, Nacip Cem Iscimen sot në mëngjes ka dhënë urdhër për privimin nga liria të gjithsej 105 personave të dyshuar në 17 provinca turke.

Urdhëri u është përcjellur organeve kompetente dhe operacioni i arrestimeve është në rrjedhë. Organizata terroriste FETO ngarkohet për një sërë veprash penale në Turqi, duke përfshirë përgjimin e zyrtarëve të lartë dhe tentimin e përmbysjes së qeverisë legale dhe legjitime me anë të pjestarëve të kësaj organizate, të cilët viteve të fundit në mënyrë të fshehtë janë infiltruar në të gjitha institucionet e Turqisë.

Bëhet fjalë për organizatë terroriste në krye të së cilës qëndron Fetullah Gylen, e cila përmes të besuarve të saj brenda forcave të armatosura turke më 15 korrik tentoi të kryejë edhe grusht shtet në Turqi. Pas kësaj në Turqi janë intensifikuar hetimet për këtë rrjet terrorist kundër të cilit tashmë janë ngritur procedura gjyqësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme