Hetimet kundër FETO-s, vazhdon paraburgimi për 21 pilotët ushtarakë

E martë 01 Nëntor 2016 – Sakte.net

Kryeprokurori publik i Konyas më herët lëshoi urdhër-arreste për 73 pilotë nga të cilët 71 togerë dhe dy kolonelë të dyshuar për lidhje me FETO-n

KONYA (AA) – Një gjykatë turke ka vazhduar të martën paraburgimin për 21 pilotët e ushtrisë të cilët u arrestuan më herët në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeprokurori publik i Konyas më herët lëshoi urdhër-arreste për 73 pilotë nga të cilët 71 togerë dhe dy kolonelë të dyshuar për lidhje me FETO-n.

Prej tyre 66 u arrestuan ndërkohë që 16 u liruan me masën e mbikëqyrjes gjyqësore.

Një burim nga forcat e rendit i cili ka folur në kushte anonime, deklaroi për AA se arrestimet janë zbatuar në 17 provinca të vendit.

FETO është organizata terroriste e njohur edhe si “strukturat paralele shtetërore”, sepse anëtarët e saj janë të infiltruar në të gjitha institucionet turke dhe nëpërmjet tyre ka punuar për prishjen e rendit kushtetues.

Organizata terroriste FETO, më 15 korrik ka udhëhequr përpjekjen e pasuksesshme të grushtit të shtetit ushtarak në Turqi, pas së cilës Ankaraja zyrtare nga SHBA-të ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e përkohshëm dhe ekstradimin e udhëheqësit të kësaj organizate Fethullah Gülen, i cili jeton në Pensilvani.

Lini Një Koment