Horoskopi 2 Nëntor 2016

E mërkurë, 02 Nentor 2016  –  Sakte.net

Dashi

Sot do ju duhet të merreni me çështje të vogla organizacionale. Në jetën e një prej kolegëve tuaj do ndodhë një përparim i rëndësishëm dhe ju së bashku me kolegët e tjerë do mblidheni për t’i bërë një surprizë.

Demi

Nuk është e këshillueshme për ju sot të tregoni emocionet tuaja. Fshihini mirë, që të tjerët të mund të mos e kuptojnë se ç’po mendoni. Kjo është diçka e domosdoshme që të keni sukses në karrierë dhe emocionet e tepërta nuk do jua bëjnë më të lehtë.

Binjakët

Binjakët sot do forcojnë autoritetin e tyre në punë. Do shfaqet një person i ri i cili do ketë pretendime për t’u bërë lider. Ju do i tregoni këtij personi kush është më i respektuari, më profesionali dhe më i përgjegjshmi në punë.

Gaforrja

Në ditën e sotme do keni komunikim me të huajt. Nuk do e keni problem gjuhën tjetër, por duhet të zgjidhni problemin e mentalitetit dhe në fund biseda juaj do jetë joproduktive.

Luani

Sot luanët do bëjnë një blerje të suksesshme. Do e porosisni atë online dhe do ju vijë sa hap e mbyll sytë. Në mbrëmje ju pret një takim i rëndësishëm me një mikun tuaj të fëmijërisë.

Virgjëresha

Ambicia juaj sot do jetë në nivele shumë të larta. Do shkoni t’i ankoheni shefit sot që ju ka vënë një detyrë të vështirë juve dhe jo kolegut tuaj. Shefi do ju thotë se në vend që të keni ankesa, të tregoheni më profesionalë.

Peshorja

Në ditën e sotme do merrni ndihmë nga një person i panjohur. Do gjendeni në një situatë të vështirë dhe do e kaloni falës ndihmës së këtij personi. Ai do i refuzojë paratë tuaja dhe do ju thotë se ju ka mbrojtur me motive të sinqerta. Kështu do mund të bëni një mik të ri.

Akrepi

Në ditën e sotme çështjet financiare do funksionojnë mirë për ju. Ka të ngjarë që do bëni një lëvizje të zgjuar dhe të ardhurat tuaja do rriten me shpejtësi. S’do keni asnjë fitore në frontin romantik, por nuk keni pse të shqetësoheni për këtë.

Shigjetari

Pritshmëritë tuaja sot do rriten ndjeshëm. Do përpiqeni të rrisni të ardhurat tuaja sa më shpejt të mundeni dhe për këtë do pranoni të merrni pjesë në projektin e shokut tuaj të ngushtë, duke investuar një shumë të madhe aty.

Bricjapi

Është e këshillueshme që sot të silleni me maturi. Ata që ju rrethojnë nuk do mund ta kuptojnë nëse jeni kreativë në procesin e punës apo në mënyrën si komunikoni me të tjerët. Në frontin personal do ju hyjë në punë një takim i ri.

Ujori

Sot ujorët do kalojnë një të ftohur. Ka mundësi që të ndiheni të lodhur. Do vendosni të hyni në rolin e mjekut e të merrni mjekime të shtrenjta.Më vonë do kuptoni se asnjëri prej tyre nuk do ju hyjë në punë dhe se keni harxhuar paratë kot.

Peshqit

Peshqit në ditën e sotme do bien në kompromis me një person të vështirë dhe jo bashkëpunues. Do vini në punë aftësitë tuaja oratore dhe kjo do e bëjë dialogun tuaj të jetë i suksesshëm. Do përpiqeni të vendosni rregull në marrëdhëniet tuaja por kjo nuk do jetë e mundur

Lini Një Koment