I vjedhin foton në Facebook, e shpallin të vdekur

Sa për të qeshur, për mënyrën se si e përjetoi, aq dhe për të qarë është historia e një vajze amerikanolatine, fotoja e së cilës u përdor si të ishte e vdekur.

Gjithçka u mësua kur një kushëriri i saj kishte parë një njoftim në rrjetet sociale. Njerëz ende të paidentifikuar që hiqeshin si bamirës pretendonin se po mblidhnin fonde për të dërguar në Meksikë trupin e një vajze të vdekur, ndërsa sipër kutisë ku zhvatnin para kishin vënë foton e Lupita Gonzales.

I alarmuar ai telefonoi në familjen e Lupitës dhe kur mësoi se ishte gjallë u kuptua që fotoja e saj mund të ishte vjedhur në Facebook. Identiteti i personave është ende i panjohur, por policia kaliforniane ka nisur hetimet për rastin.

Ndërsa vetë vajza e ka kaluar përmes ironisë vjedhjen e identitetit që iu bë. “Duhet të isha e vdekur, por jam gjallë, shumë gjallë, Jam pikërisht këtu”. (BalkanWeb)

Lini Një Koment