Ibrahim Kelmendi u përgjigjet akuzave të dëshmitarit se ka vrarë Tahir Zemajn, Smajl Hajdarin…

Dëshmitari Shkumbin Mehmeti ka akuzuar sonte në një intervistë në Klan Kosova, Qerim dhe Ibrahim Kelmendin për organizim të vrasjeve të pasluftës në Kosovë. Mehmeti ka thënë se Kelmendët kanë urdhëruar vrasjen e deputetit të LDK’së, Smail Hajdaraj, dhe të Tahir Zemajt. Gazeta Express ka biseduar me të akuzuarin, Ibrahim Kelmendi për këtë çështje. Kelmendi në këtë bisedë ekskluzive ka thënë se krejt ato çka i thotë Mehmeti janë shpifje. Ai thotë se s’ka pasur asnjë arsye që të urdhërojë këto vrasje.
“Shpifjet e Shkumbin Mehmetit, me gjasë të bëra me porosi, nuk më bëjnë tashmë ndonjë përshtypje, sepse janë duke u riaktualizuar, sa herë që duan të me pengojnë në kundërshtimet e demaskimet politike që po ua bëjë marionetave komplotistë”, ka thënë ai.

Kelmendi ka thënë se nuk ka pasur asnjë arsye konkrete, racionale, as kurrfarë të tjera, as private, të urdhëroi këdo qoftë për vrasjen e Ismail Hajdarit, sepse ai ishte vlerë e UÇK-së.

“Ai sapo ishte konfliktuar me Ibrahim Rugovën, meqë ishte kundër që ai të votohej për president i UNMIK-istanit me vota të “povratakut” serb, siç quheshin 10 deputetët serbë. Prandaj qysh atëherë pata shkruar, se duhet ta ketë vra shërbimi serb, për t’i diciplinuar deputetët e LDK-së të rreshtohen pas NJESHIT dhe të akuzojnë “krahun e luftës” për vrasje të tij. Ndërsa sa i përketë Tahir Zemajt, përherë e kam urrejt si marionetë serbe, si narkodiler, si vrasës i dyshuar, si kriminel ordiner në Gjermani, si komplotist e diversionist gjatë Lufte,por nuk kam gjykuar se ia vlen të vritet, jo për shkak të ndonjë keqardhje, por për shkak të interesit nacional, meqë unë përherë kam vlerësuar, se më të fituar do të jemi nëse nuk fillojmë me vrasje konspirative, edhe kur e meritojnë të vriten”, ka rrëfyer Kelmendi për Express.

Ai ka treguar se Shkumbin Mehmetin ka pasur rast ta njoh e ta shoh gjatë procesit gjyqësor në burgun e Dubravës së Istogut, ku i bëhej gjyq një “grupi”, si organizatorë të trazirave të vitit 2004.

“Në atë “grup” aksidentalisht ishte edhe Vëllai im dhe shkoja për të përcjellë procesin gjyqësor. Qysh atëherë kam vërejt se Shkumbini nuk e kishte vendin në atë shqyrtim gjyqësor, por në psikiatri të mbyllur” .

“Edhe për atë proces gjyqësor, për të cilin zhurmohej me pompozitet të madh, hetuesit Fadil Syleviqi e Gojar Kelmendi kishin përgatit keq dëshmitar të rrejshëm, një burgagji ordiner. Fatmirësisht kryetari i trupit gjykues, një gjerman vërtet profesionist e korrkt, zbuloi si akuza bazohej në dëshmitar të dresuar, prandaj gjithë grupin e pat shpall të pafajshëm. Por fatkeqësisht vuajtën nga 22 muaj burg, me sa mbaj mend”

Kelmendi thotë se tani nuk po di kujt po i intereson ky dëshmitar, qe sipas tij është i i rrejshëm, si hakmarrja.

“Para sa kohëve i njëjti pat shpifur se unë i kisha dhënë 240 mijë euro për vrasje të Xhavit Halitit. Dhe mbi bazën e asaj “dëshmije” Xhavit Haliti pat bërë padi. Të paktën kështu që prononcuar për media. Por, nuk me pat thirr askush për të më marrë në pyetje. Uroj t’i ndërpresin këto lloj komplotësh hakmarrëse dhe të përballemi qytetarisht për kundërshtitë e inatet që kemi, qysh nga vitet e paraluftës”, ka treguar , Ibrahim Kelmeni. /Gazeta Express

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme