Imazhe nga sateliti tregojnë fshatrat e djegur të myslimanëve Rohingya

Organizata Amnesty International ka publikuar imazhe nga sateliti në të cilat shihet një “kampanjë e orkestruar” për djegjen e fshatrave të banuara nga komuniteti Rohingya në perëndim të Myanmar.

Nga Amnesty është deklaruar që këto janë prova përmes të cilave shihet që forcat e sigurisë po tentojnë të largojnë minoritetin mysliman jashtë vendit.

Ndërsa nga ushtria është thënë që janë duke luftuar kundër militantëve dhe se nuk kanë për objektiv civilët.

Rreth 389,000 myslimanë Rohingya janë larguar për në Bangladesh që kur shpërtheu dhuna muajin qe shkoi.

Ata janë përndjekur për një kohë të gjatë në Myanmar si “imigrantë ilegal”.

Lini Një Koment