Intervistohen dëshmitarët në rastin Rikallo

Dëshmitarë nga lagja “Dardania” e Prishtinës janë ftuar për t’u intervistuar sot nga Njësia për Krime Lufte e Policisë së Kosovës për rastin Rikallo, ka mësuar Gazeta Online Insajderi.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka publikuar një fotografi ku pretendon se ndodhet vëllai i ministrit Nenad Rikallo, Gorani, i veshur me uniformën e ushtrisë serbe.
Por, ministri Rikallo, përmes një deklarate për media sot ka mohuar se në fotografinë e bërë publike dje nga deputeti Armend Zemaj ndodhet vëllai i tij, Gorani. Ka thënë se ky material “është pjesë e fushatës kundër meje dhe familjes time”.

“Z. Zemaj deputet në Parlamentin e Kosovës, e ka gënjyer publikun kur ka shfaqur fotografinë e supozuar të vëllait tim, ku nuk gjendet ai dhe është pjesë e fushatës së qëllimshme të manipulimit të publikut”, ka thënë Rikallo.

Ministri Rikallo po ashtu ka mohuar të ketë torturuar shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ka thënë se gjatë asaj kohe merrej me basketboll dhe ishte në studime. /Insajderi.com

Lini Një Koment