IOC-ja paralajmëron Spanjën për pasojat nëse nuk jep viza për sportistët e Kosovës

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Pere Miro, ka paralajmëruar për pasojat që mund t’i bartë Spanja nëse nuk u jep viza sportistëve të Kosovës për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Miro në një intervistë dhënë “rac1.cat” ka thënë se e drejta e Kosovës për pjesëmarrje në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj është e garantuar me rezolutë të Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan sot Koha Ditore.

Me rezolutën e vitit 2014 të firmosur nga gjithë anëtarët e OKB-së, përfshirë Spanjën, Miro thotë se rikonfirmohet autonomia e sportit. Miro këtë shqetësim e ka shfaqur pas njoftimeve që ka marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komiteti Olimpik i Spanjës (KOS), që është edhe organizator e këtyre Lojërave.

Lini Një Koment