Ish-ambasadori amerikan në Serbi godet rëndë kosovarët, inkurajon serbët kundër tyre

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery konsideron se faji për ngecjen e dialogut i takon vetëm palës kosovare pasi siç thekson ai, këta të fundit mendojnë se duke e pasur simpatinë e SHBA-së kanë edhe lirinë që të bllokojnë procese.

Madej ka inkurajuar serbët që të mos bien pre e provokimeve të kosovarëve, transmeton lajmi.net.

Montgomery ka thënë se dialogu është “mbërthyer” për shkak të katër faktorëve kryesorë.

Faktori i parë, sipas tij,  është se Prishtina nuk mund të pranojë idenë e Bashkësisë së Komunave serbe dhe do të vazhdojnë të bllokojnë formimin e saj, tha ai në një intervistë për Tanjug.

“Një nga mënyrat se Prishtina është duke bllokuar formimin e Asociacionit, është që të vënë pyetje të reja, provokime të reja, për të nxjerrë në pah çështjen me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Ata shpresojnë se kjo do të inkurajojë Serbinë për t’iu përgjigjur mënyrë kundërproduktive. Kështu e kishin edhe me iniciativën e Trepçës dhe e fundit  me kërkesën për njohjen e Kosovës”, shpjegoi ai.

Një faktor tjetër, thotë Montgomery,  është fakti që qeveria e Kosovës është e dobët dhe në një gjendje konfuzioni.

“Ata nuk kanë as fuqinë e guximin, e as vullnetin për të marrë hapa të vështira që janë të nevojshme nga të dyja anët. Ata e kanë më të lehtë që në mënyrë verbale të jenë në luftë kundër serbëve”, vlerësoi ish-ambasador amerikan.

Sipas tij, faktori i tretë është se në Kosovë, besojnë që BE-ja dhe SHBA-ja kanë shumë më tepër simpati për ta dhe për këtë arsye, thotë ai, ata janë shumë më të lirë që bllokojnë procesin dhe nuk japin rezultate.

“Më në fund, faktori i katërt është se BE-ja është përballur me një sërë problemesh të brendshme dhe për këtë arsye është më pak e aftë për të vepruar në çështjen e dialogut”, tha ai.

Ndër tjerash ai ka deklaruar se Beogradi nuk duhet të injorojë provokimin e qartë, dhe të ngrihet mbi situatën e krijuar duke qëndruar të palëkundur në bindjet e tyre./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme