Ish “FER – istët” vështirë se do ta kalojnë pragun!

Analizë nga Xhevdet Pozhari/SAKTE.NET

Fotografia e Xhevdet Pozhari

7 vite në Vetëvendosje duket se aspak nuk kanë ndikuar në bindjet politike të ish anëtarëve të FER-it që ia bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që nuk arritën ta kalojnë pragun.

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, krijuan iluzionin e ish FER-istëve se kanë një forcë politike që në fakt nuk është reale. Sepse real nuk ishte as rezultati i Lëvizjes Vetëvendosje, elektorati i së cilës u rrit jashtë çdo parashikimi pas koalicionit “të gjysmës së natës”.

Sidoqoftë, në paraqitjen e parë mediatike si shef i GDP-së, Dardan Sejdiu dëshmoi se koncept i vetëm politik i “të pakënaqurve”, është emri i përveçëm, e jo ndonjë ide që do ta bindte elektoratin. Sejdiu mjeshtrisht e fshehi të vërtetën se në fakt ish FER-istët, e jo Vetëvendosje, ishin ata që kishin filluar ta ndërtojnë kultin e individit me motot “Shpendi për Prishtinën”, “Me Shpendin”, autor i së cilave u tha të jetë Fisnik Ismaili. Përmes hileve mediatike, karshi panelistëve që çuditërisht ishin aty vetëm sa të dakordohen me të në çdo fjali, Sejdiu bëri përpjekje që të viktimizohet “me stil”.

Fotografia e Lëvizja VETËVENDOSJE!

Por, të kthehemi te logjika e numrave, gjuha e vetme që njohin “idealistët e rinj”!

Nuk është e panjohur se në një sistem zgjedhor me lista të hapura, së paku 50% e elektoratit votojnë 5 emrat e parë në listë. Lista me 5 emrat e parë të Vetëvendosjes ishte: Albin Kurti, Visar Ymeri, Aida Dërguti, Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti. Katër prej tyre nuk janë më pjesë e këtij subjekti politik.

Sejdiu dhe Ymeri morrën nga 40 mijë vota, prej të cilave rreth 20 mijë falë numrit rendor, kryesisht elektorat që voton Vetëvendosjen. Dëshmi për këtë është edhe garimi i Mutaher Haskukës në vitin 2014 me nr 4, i cili lehtësisht u bë deputet i kësaj partie.

GDP me të drejtë shpreson në Shpend Ahmetin. Duke qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, me nr 5 ai morri 76 mijë vota. Gjysma e këtyre votave, rreth 38 mijë, në rastin më të mirë, do t’ua siguronte kalimin e pragut, rreth 5 deputetë.

Pra, nga 12 deputetë sa janë tani, 7 do të përshëndeteshin me jetën parlamentare. Aida Dërguti do të mbijetonte falë nr 3, bashkë me Ahmetin, Sejdiun, Molliqajn dhe… Ismajlin apo Goranin?

Në rrethana të tilla, GDP do të kërkonte koalicione, por kurrë nuk do të dihej forca e tyre reale politike e cila ndër vite luhatej midis 15 mijë – 20 mijë votues. Numër ky i mjaftueshëm për t’ia zgjatur jetën partive në pushtet derisa edhe këta të bëhen pjesë e tij!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme