Italianët krijojnë hudhrën që nuk mban erë

Është një nga problemet kryesore, sidomos kur është fjala për ata që janë në marrëdhënie: të hash apo të mos hash hudhër.

Përderisa hudhra mund të ketë shije fantastike, ajo ka një aromë që me shumë gjasë nuk do t’i pëlqeni partnerit pasi të keni ngrënë, për shkak të erës së gojës.

Por, kjo pritet të ndryshojë, pasi që ditët kur hudhra ka mbajtur aromë të ‘keqe’ kanë përfunduar.

Një hudhër e re, e njohur si Aglione, është rritur me sukses dhe nuk mban aromën e zakonshme që e kanë hudhrat.

Madje, kjo hudhër është emëruar edhe “hudhra e puthjes” nga Alessandro Guagni dhe Lorenzo Bianchi, të cilët shpresojnë se italianët do ta duan shumë hudhrën e re, e cila ishte prodhuar rreth një shekull e gjysmë më parë.

Duke folur për ‘The Guardian’, Guagni tha: “Ne menduam se kjo është një shembull tipik i përsosmërisë italiane që është harruar”, transmeton Gazeta Express. “Shija e saj është shumë e mirë dhe nuk mban erë”, shtoi ai.

Hudhra është një përbërës kyç në shumë kuzhina, por jo aq shumë sa edhe në Itali. Kështu, italianët tani kanë hudhrën e cila nuk mban aromë të keqe, dhe që do të përdoret edhe më shumë se më parë.

Lini Një Koment