Ivanov: Zgjedhjet janë mundësi që ta përfundojmë këtë faqe të hidhur

Shumica u befasuan nga vendimi ynë për pavarësi. Disa mendonin se do të bëhemi dhe do të mbetemi fusnotë në një histori të huaj, kështu u shpreh ndër të tjera kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në akademinë solemne e cila u mbajt mbrëmë me rastin e Ditës së pavarësisë në Teatrin popullor të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu Ivanov, në fjalimin e tij u përqendrua edhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor. Ai porositi se nuk është e rëndësishme se kush do të fitojë më së shumti vota dhe kush do të qeveris në zgjedhjet e ardhshme por, siç tha, është shumë e rëndësishme se si do të kalojë procesi parazgjedhor dhe zgjedhor dhe nëse do të respektohet vullneti i qytetarëve, jo vetëm nga fituesi por edhe nga i mposhturi.

“Këto zgjedhje janë një mundësi për ta përfunduar këtë faqe të hidhur me përplot pasiguri dhe ta kthejmë një faqe të re. Qeveria e re do të ketë detyra të mëdha, në më shumë fusha”, tha Ivanov.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme