Ja emri definitiv i kandidatit të Aleancës për Ministër të Shëndetësisë

Burime të Gazetës Lajm brenda Aleancës për Shqiptarët kanë zbuluar për Gazetën Lajm edhe emrin e kandidatit të ri të kësaj partie për Ministër të shëndetësisë. Sipas këtyre burimeve, Alanca është përcaktuar që për ministër ta propozojë Vullnet Feratin. Paraprakisht lideri i Aleancës së Shqiptarëve, Zijadin Sela sot deklaroi se ata kanë dorëzuar propozim deri te kryeministri Zoran Zaev për ministër të ri të shëndetësisë, shkruan Gazeta Lajm.

“Ne veçmë kemi dorëzuar propozim për ministër deri te kryeministri Zaev. Unë pres që ai emër së shpejti të gjendet në rend dite para deputetëve në Kuvend”, deklaroi Sela, pa treguar emrin e kandidatit të ri të Aleancës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme