Ja lista e deputetëve të BDI që nuk do të kandidohen më, Ahmeti vulos ?!(Lista)

Në BDI po zhvillohen debate të brendshme se kush do të prijë listat për deputetë për zgjedhjet e 11 dhjetorit. Një zyrtar i kësaj partie i tha agjencisë së lajmeve INA se Ali Ahmeti do të jetë ai që do të përcaktojë emrat që do të përfshihen në listat për deputetë dhe se ato do të miratohen me aklamacion. “Për shkak se ka shumë ndarje, fraksione, pakënaqësi dhe probleme të brendshme, duke pasur parasysh moskonsolidim degësh, lideri ynë Ahmeti do të përcaktojë se kush do të jetë në listat për deputetë. Por megjithatë do të merren parasysh edhe sugjerimet e të fortëve që janë nëpër degë”, theksoi për INA, një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Siç spekulohet në lista do të jenë emra të rinj, përfshirë disa nga ministrat aktual, por edhe figura të tjera që janë të njohur si kuadro të reja dhe kanë autoritet tek elektorati i BDI.

Por megjithatë disa nga emrat do të vazhdojnë të jenë në listat për deputetë si: Artan Grubi, Mervan Xhemaili, Musa Ibraimi, Ramiz Merko dhe Talat Xhaferri. Ndërsa të gjithë të tjerët siç mësohet nga BDI nuk do të kenë fatin që të ulen në ulëset e Kuvendit.

deputet-bdi

Lini Një Koment