Ja pse atletet tuaja kanë një vrimë shtesë

Sigurisht e keni vërejtur se në maje të atleteve të vrapimit ekzistojnë dy vrima të vogla shtesë.

Ndoshta keni qenë kureshtarë të dini për çfarë shërbejnë. Tani ne do t’ua themi përgjigjen – dhe duket se ato janë me të vërtetë të dobishme!

Këto vrima janë një shpikje me të vërtetë e mençur, transmeton Gazeta Express.

Pasi ato do t’ua bëjnë aktivitetin sportiv shumë më të lehtë.

Në thelb, ato janë një mënyrë shtesë për t’u siguruar se lidhëset e atleteve qëndrojnë të lidhura së bashku. Nëse i përdorni siç duhet, atletet tuaja nuk do të rrëshqasin jashtë këmbës tuaj kurrë dhe ushtrimet do të jenë shumë më të rehatshme me to.

Lini Një Koment