Ja sa milionë euro ka shpenzuar Qeveria VMRO-BDI vetëm për reklama!

Gjatë 10 viteve të kaluara qeveria VMRO-BDI ka shpenzuar 130 milionë euro për tërheqjen e investitorëve të huaj, ndërsa vetëm për reklama në medait e huaja dhe vendore janë ndarë 43, 5 milionë euro, prej të cilave 31 milionë euro për reklama në media të huaja, ndërsa në mënyrë shtesë të kësaj, në mediat vendore ka paguar edhe 12,5 milionë euro. Kështu tha sot zëdhënësi I Qeverisë, Mile Boshnjakovski, duke shpalosur analizën e bërë për shpenzimet në këtë lëmi.

MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Analiza tregon se kjo shtyllë e shpenzimeve të bëra në 10 vitet e fundit është jashtëzakonisht e lartë, joracionale dhe lë hapësirë për shumë analiza dhe hetime të ardhshme. Ish-qeveria ka shpenzuar mbi 130 mijë euro. Ish qeveria ka harxhuar 31 milionë euro për reklama në media të huaja, ndërsa në mënyrë shtesë të kësaj, në mediat vendore ka paguar edhe 12,5 milionë euro.Pyesim pse janë paguar miliona euro për mediat e Maqedonisë? në çfarë mënyre ato do të mund të tërheqin investime të huaja dhe për çfarë u janë paguar 12.5 milionë euro?”.

Ai sqaroi se për të ashtu quajturit roud shou, ministrat pa portofol, së bashku me ish-kryeministrin kanë shpenzuar 5,6 milionë euro mjete buxhetore.

MILE BOSHNJAKOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Promotorët ekonomikë roli i të cilëve asnjëherë nuk ishte sqaruar publikisht dhe në mënyrë transparente dhe ishte në konflikt me diplomacinë e Maqedonisë, iu ka kushtuar qytetarëve të RM-së 12,5 milionë euro të plota. Në këtë pjesë të analizave veçanërisht theksohet numri për të ardhura shtesë, qiratë e banimit, qiratë e tjera, të ministrave pa portofol të cilët ishin të obliguar për investime të huaja. Bëhet fjalë, siç tha Boshnjakovski, për një shumë prej 2,8 milionë euro të cilat ministrave pa portofol të obliguar për investime të huaja u janë paguar si beneficione shtesë jashtë bruto pagës mujore”.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, sot e prezantoi pjesën e dytë të analizës për atë sa ka shpenzuar ish-qeveria në periudhën prej 10 viteve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sipas të dhënave paraprakisht të publikuara, bëhet fjalë për gjithsej 225 milionë euro të shpenzuara, për hyrje të 25 kompanive të huaja të cilat kanë realizuar 20.000 punësime. /SHENJA

Lini Një Koment