Jeta luksoze e vajzës së biznesmenit turk që vdiq në aksident me avion privat (FOTO)

Ditën e djeshme, vajza e një biznesmeni të njohur turk ka humbur jetën tragjikisht bashkë me 7 mikeshat e saj.

Vajza e biznesmenit, Huseyin Başaran, kishte udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara bashkë me shoqe për të festuar “natën e beqarisë”, pasi muajin e ardhshëm po planifikonte të martohej.

Vajzat po ktheheshin me avion privat, i cili u rrëzua në Iran, ndërkohë që nuk janë bërë ende të ditura shkaqet. Ngjarja tragjike ndodhi duke u kthyer për në Stamboll.

Mina bashkë me shoqet e saj kishte qenë e pranishme në koncertin e Rita Orës që u mbajt në Dubai, madje këtë e kishte treguar edhe me postimin fotove në rrjetet sociale.

Lini Një Koment