Kallëzoim penal ndaj kryetarit të komunës së Kumanovës

SPB e Kumanovës ka ngritur kallëzim penal ndaj krytarit të këtij qyteti, Zoran Damjanovski, L. L. S (52), udhëheqës i Sektorit për urbanizëm dhe V. L (62), udhëheqës i sektorit për mbikëqyrje inspektuese në komunën e Kumanovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta persona dyshohen për kryerjen e veprës penale ”keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kompetencave”. Periudha e kryerjes së veprës penale është nëntori i vitit 2008.

Damjanovski i ka tejkaluar kompetencat e tij në kundërshtim me Ligjin për ndërtim dhe Ligjin për rrugë publike, L. L. S duke mos e kryer detyrën e saj, ka kërkuar pëlqim për dokumentacion teknik në lidhje me shenjat e komunikacionit nga MPB-ja, kurse V. L duke mos e kryer detyrën e saj, nuk ka kërkuar punësim për inspektor komunal për rrugë publike, e as që i ka shpërndarrë detyrat e punës ndonjë të punësuari tjetër në sektorin e saj.

Lini Një Koment