Karateisti Herolind Nishevci, i tretë në botë

E shtune, 29 Tetor 2016  –  Sakte.net

Kosova ka arritur që të kurorëzohet me një medalje në kampionatin botëror të karatesë i cili këtë javë po mbahet në Linz të Austrisë, nga 25 deri më 30 tetor.

Medaljen e bronztë Kosovës ia solli karateisti Herolind Nishevci.

Në këtë kampionat, karateistët kosovarë, Alvini Karaqi, Durim Haziri, Orges Arifi, Blodini, Valdrini, Elhamiu, Diellza dhe Fortesa treguan përgatitje të shkëlqyeshme, por se për fat të keq nuk u stolisën me asnjë medalje, raporton Koha.net.

Kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi është shprehur i lumtur me arritjen e këtij suksesi të Nishevcit.

“Herolind Nishevci i treti në botë në karate. Urime, na bëre krenarë. Fitore e bindshme 5:0”, ka thënë Arifi përmes një postimi në Facebook.

“Nga Kampionati Botëror i Karatesë. Sportistët bëjnë shtetin. Herolind Nishevci fitoi medaljen e Bronztë për Kosovën, e cila medalje shkroi historinë e Karatesë së Kosovës në FBK”, ka thënë më tej Arifi.

Lini Një Koment