KDI: Debati parlamentar për vlerat e UÇK-së shpërfaqi mungesën e vlerave të deputetëve

Instituti Demokratik i Kosovës ka vlerësuar se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për zhvillimin e një debati parlamentar për vlerat e UÇK-së si reagim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Drenica 2”, përveç se ka qenë formë e presionit të pushtetit legjislativ ndaj atij gjyqësor, ka përçuar mesazh të gabuar te qytetarët.

“Nëse Kuvendi nuk i beson sistemit të drejtësisë dhe konteston vendimet e saj, atëherë si mund të pritet nga qytetarët të bëjnë këtë?! Kosova edhe ashtu është kritikuar në vazhdimësi për brishtësinë që ka sistemi i drejtësisë dhe ndërhyrjes së politikës në të. Kjo seancë vetëm sa ka konfirmuar një pretendim të tillë”.

“Kuvendi nuk guxon në asnjë formë të kthehet në arenë përleshjesh mes deputetëve. Është në kompetencë të kryesuesit të seancës që të parandalojë diçka të tillë”.

“Kërkojmë nga kryesuesi që të zbatojë të gjitha masat e nevojshme ndaj deputetëve të cilët pengojnë mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit, përdorin gjuhë jo parlamentare apo pengojnë deputetët e tjerë në ushtrimin e mandatit të tyre. Këto masa të vlejnë për të gjithë deputetët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre partiake, duke qenë se u vërejt zbatimi i standardeve të dyfishta nga Kryetari”, thuhet në një kumtesë të KDI-së.

Kjo organizatë i bën thirrje Kuvendit të respektojë parimin e ndarjes së pushteteve. Deputetëve të që të jenë më të matur karshi zhvillimeve politike, të vendosin interesin e qytetarëve të Kosovës në radhë të parë, dhe të mos përpiqen të përfitojnë politikisht nga ngjarje të tilla kaq të ndjeshme për shoqërinë dhe familjet e dëshmorëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme